Gjatë fundjavës një pjesë e mirë e territorit të vendit u përfshi nga reshje të dendura shiu në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore pati dëborë.

Në Durrës, për shkak të shiut pati probleme në disa rrugë të cilat u përmbytën për disa orë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.

Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, në orët në vijim priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, por nuk do të përjashtohen edhe  shtrëngatat e herë pas hershme, sidomos në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Ndersa në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet do të jenë në formë dëbore, në lartësitë mbi 700 m nga niveli i detit.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstantë në vlerat minimale, por do të ketë rënie të vlerave maksimale duke u luhatur nga 0°C në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.

Parashikohet që edhe dita e dielë të jetë me reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin dhe dëborë në zonat malore.

Klan News