Vizita e parë në një nga qytetet e prekura nga përmbytjet në Spanjë nuk shkoi mirë për Mbretin Felipe VI i Spanjës. Ai është përballur me banorë të zemëruar në qytetin e Paiporta të cilët kanë hedhur baltë në drejtim të monarkut por edhe sende të tjera.
Forcat e sigurisë, të cilët u kapën plotësisht në befasi dhe mundën të siguronin këtë çadër për të mbrojtur çiftin mbretëror. Mbretëresha Letizia shihet gjithashtu me lot në sy dhe baltë në fytyrë dhe duar.



Banorët shpërthyen në ofendime ndërsa kërkuan dorëheqjen e Pedro Sanchez, i cili vendosi të shoqërojë personalisht çiftin mbretëror.
Mediat spanjolle raportojnë se banorët janë zemëruar pasi ushtria mbërriti në qytetin e Paiporta pikërisht në kohën e vizitës.
Pedro Sánchez ishte i pari që u largua me makinën e tij sapo filloi sulmi. Siç shihet në këtë video është goditur rëndë automjeti me të cilin udhëtonte kreu i qeverisë. Pas incidentit autoritetet spanjolle kanë sqaruar se Sanchez është në gjendje të mirë shëndetësore.
Klan News