Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar një tjetër paketë ndihme prej 2.3 miliardë eurosh për të prekurit nga përmbytjet që goditën Valencian dhe qytete të tjera spanjolle.
“Qeveria do të mbajë nesër mbledhjen e jashtëzakonshme të kabinetit, ku do të miratojmë një paketë të tretë ndihme për të përshpejtuar kthimin në normalitet dhe rimëkëmbjen e zonave të goditura nga kjo tragjedi. Kjo paketë e re do të përfshijë ndihma të reja. Ka ende shumë punë për të bërë”.
Ai tha se qeveria bëri të pamundurën për të përballuar situatën e krijuar nga përmbytjet.
“Pyetja është nëse qeveria spanjolle i ka përmbushur përgjegjësitë e saj. Dhe përgjigja është po, e bëri. Ajo e ka bërë këtë që në momentin e parë. Dua të bëj të qartë se qeveria spanjolle e ka kryer detyrën e saj. Nuk mund të thuash të kundërtën”.
Kryeministri spanjoll u shpreh se në terren janë angazhuar 20 mijë punonjës.
Më shumë se 220 njerëz humbën jetën dhe disa persona janë ende të zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë periferitë në Valencia.
Klan News