Ish-lojtari, Jose Castillejo, është gjendur i pajetë, pas përmbytjeve masive në Valencia.

Reshjet e mëdha në juglindje të Spanjës, kanë shkaktuar qindra viktima, ndërsa mes tyre është gjendur edhe ish-futbollisti i Valencias, në moshën 28-vjeçare.

Kjo u konfirmua nga vetë klubi spanjoll, nëpërmjet një deklarate zyrtare. “Klubi i Futbollit Valencia, mban zi për vdekjen e Jose Castillejo, i cili ishte mes viktimave të përmbytjeve”, shkruan klubi.

Mesfushori Castillejo, luajti për skuadrat e ndryshme të të rinjve të Valencias përpara se të përfaqësonte klube të tjera në rajon duke përfshirë Torre Levante, Paterna, Eldense, Buñol, Recambios Colón dhe CD Roda.

Përmbytjet masive në Spanjë janë cilësuar si fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e vendit me pamjet rrëqethëse që tregojnë qytete të tëra të shkatërruara dhe makina të braktisura e të grumbulluara në rrugë. /tvklan.al