Real Madrid e ka nisur vitin me një fitore spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, triumfoi me përmbysje me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Valencias.
Një përballje me fund dramatik, ku madrilenët ia dolën të merrnin 3 pikët. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Duro në minutën e 27-të.
Bellingham humbi penallti në minutën e 55-të, ndërsa 5 minuta më vonë Mbappe-së iu anulua goli i barazimit.
Gjithçka u bë më e vështirë për Realin në minutën e 79-të, kur Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq, për sjellje anti-sportive ndaj kundërshtarit.
Edhe pse në inferioritet numerik, miqtë ia dolën të barazojnë me Modric në minutën e 85-të dhe më pas të përmbysin rezultatin me Bellingham në minutën e 95-të.
Me këtë sukses, Real Madrid merr kryesimin me 43 pikë, ndërsa Valencia mban vendin e parafundit me vetëm 12 pikë. /tvklan.al