Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se përgjegjës për skandalin e ndodhur në 19 prill kur u lirua një i akuzuar për vrasje janë drejtori i Burgut 325 dhe shefi i Zyrës Juridike të këtij burgu. Prokurorja Tatjana Laçi nuk mban përgjegjësi për këtë çështje ka sqaruar në një intervistë zëvendësministri i Drejtësisë Përparim Sanxhaku.
Përparim Sanxhaku: “Sipas verifikimit që i bëmë ne, rezulton të jetë për faj të drejtorit të Repartit 325 Ajet Zyberi dhe juristit të atij reparti Dritan Cenaj për të cilët u mbajt qëndrim “largimi nga detyra” dhe në të njëjtën kohë kallëzim për ndjekje penale për “shpërdorim të detyrës”. Them që ëshë përgjegjësia e tyre pasi në fashikullin e të dënuarit, përveç materialve të tjera, kishte edhe vendimin e gjykatës që ai arrestohesh për një vepër tjetër penale, përveç vuajtjes të dënimit që bënte për vjedhje të pasurisë qytetare në bazë të nenit 134 paragrafi 1. Drejtoria e Repartit 325 nuk mundet kurrsesi ta lironte pasi neni 28 i ligjit për ekzekutimin e vendimeve penale e thotë në mënyrë taksative se “personi lirohet atëhere kur vuan dënimin, kur falet, kur amnistohet ose me vendim tjetër të gjykatës me përjashtim të rasteve kur për të ka një masë sigurimi arrest në burg për një vepër tjetër penale.”
Aktualisht në Burgun e Sigurisë së Zakonshme 325 është komanduar zëvenedësdrejtori i përgjithshëm i burgjeve ndërsa i akuzuari për vrasje është ende në kërkim nga policia./ tvklan.al