Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin Gjirokastër-Kakavijë pasi ka aksidentuar një tjetër automjet.

R.M., drejtonte automjetin në gjendje të dehur e më është përplasur me automjetin e 64-vjeçarit me iniciale M.K., një punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al