Dy tramvaj në Strasburg, të mbushur me rreth 100 udhëtarë janë përplasur “kokë më kokë”duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Autoritetet franceze raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasi një prej tramvajeve ka ndërruar aksidentalisht shinat dhe goditi një tjetër tramvaj që ishte i ndalur në stacion. Kaosi përfshiu zonën, qytetarët të alarmuar shpërthyen xhamat e tramvajeve dhe dolën menjëherë ndërsa tymi mbuloi tunelin nëntokësor pas aksidentit. 

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar ndërsa u pezullua lëvizja mbi shina e trenave te tjerë.

Klan News