Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me kërkesën e tij, priti sot në një takim Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca. Meta i bëri me dije Avokates së Popullit peticionin dhe shqetësimet e drejta të ngritura nga banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për rehabilitimit e rrugës Vlorë-Orikum, pasi ata pretendojnë se u janë shkelur të drejtat dhe nuk u është trajtuar prona si duhet.
Por edhe pranë Avokatit të Popullit janë dërguar mbi 60 ankesa nga banorët lidhur me këtë projekt dhe se ky institucion, ka filluar një hetim administrativ për këtë çështje.
Në një njoftim nga Presidenca, mësohet se kreu i shtetit ka theksuar se “nëse Qeveria dhe pushteti vendor, shmangin respektimin e të drejtave të qytetarëve, është detyra e institucioneve të pavarura dhe e Gjykatës, të kryejnë vlerësimin e çdo pretendimi sipas fushave të tyre të përgjegjësisë”.
Lidhur me projektin e rrugës Vlorë-Orikum, Presidenti Ilir Meta është përplasur me Kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit e ka akuzuar se ka bllokuar vijimin e projektit./tvklan.al