Sokol Olldashi: “Brenda një kohe shumë të shkurtër detyrohemi kryeqytetit një lulishte, një hapësirë të re të gjelbër. Jam shumë i kënaqur që sot mund të quajmë që kjo punë është e përfunduar me mbjelljen e fidanëve të rinj, të cilët në një kohë optimale arrijnë t’i kthejnë këtij pellgu këtu pranë qendrës së Tiranës, por në një farë mënyre të gjithë qytetit këtë hapësirë të re të dedikuar për publikun. Siç e vini re atje kemi lënë vetëm një pemë pa mbjellë dhe është një kumbull e kuqe që ne do ta lëmë pa mbjellë, do ta lëmë ashtu siç është dhe unë ftoj zotin Rama që të vijë të mbjellë personalisht sepse i kontribuon dhe ai kësaj hapësire të gjelbër të qytetit duke vendosur një kumbull të kuqe. E kemi blerë ne me fondin e ministrisë. Aty e ka, le të vijë dhe ta mbjelli.”

Besnik Bare: “Rishfaqja e ministrit Olldashi është e lidhur me faktin se qeveria Berisha edhe një herë kërkon që të largojë vëmendjen e shqiptarëve nga problemet akute që e ka kapur Shqipërinë. Kërkon ta largojë vëmendjen e shqiptarëve nga ajo që ndodhi dje me një nga zërat më të fortë që i bën oponencë qeverisë. Kërkon ta largojë vëmendjen e shqiptarëve nga Orikumi, nga problematika e pronës në Shqipëri”./tvklan.al