Një përleshje e armatosur në Tetovë i ka marrë jetën 1 personi dhe ka plagosur 2 të tjerë. Ngjarja ndodhi pranë zyrave të partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim. Viktima është Naip Rexhepi nga Kumanova.

Policia ndaloi dy të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dyshime hidhen se personat e përfshirë në incident janë aktivistë të BDI-së, por kjo parti mohoi lidhjen me ngjarjen. Autoritetet po hetojnë për motivet e përplasjes.

Tv Klan