Një incident ka ndodhur këtë të enjte në sallën e parlamentit. Deputeti Flamur Noka ka shtyrë deputetin Agron Shehaj nga foltorja.
Ky i fundit e bllokoi foltoren që nga momenti që kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën. Noka i ka marrë edhe telefonin Shehajt dhe ia ka hedhur pasi ai ishte futur live në Facebook.
Në dalje, Shehaj tha se deputetët e opozitës u bënë palë me mazhorancën.
“Më takonin dy minuta si përfaqësues. Kërkova, ngula këmbë. Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur më përpara ku praktikisht deputetët e opozitës në vend që të solidarizoheshin me mua u bënë palë disa prej tyre filluan të merrnin fjalën. Pavarësisht faktit që po flisja për një skandal të jashtëzakonshëm. Kjo gjë nuk ka ndodhur më përpara, por ajo që ndodhi më vonë kur deputeti i opozitës u lejua nga Garda që me dhunë të më largonte nga foltorja. Qartësisht donin përplasjen. Ishin aty kur Flamur Noka erdhi dhe më largoi me dhunë nga foltorja. Donin përplasjen fizike”, tha Shehaj./tvklan.al