Partia Socialiste ka hedhur poshtë pretendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se ajo ka shkelur kodin elektoral, duke mos paraqitur të mërkurën anëtarët e saj për konstituimin e komisioneve zonale të administratës zgjedhore.

Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa, deklarata e bërë nga kryetari i KQZ, në adrese të selisë rozë nuk qëndron.

 Fatmir Xhafa: “Së pari PS nuk është në dispozicion të kryetarit të KQZ-së, i cili do të mund të urdhërojë PS për të bërë njoftim

 edhe sikur t’ia kërkonte këtë ndihmë PS-së nuk do të ishte korrekte që me një shkresë të firmosur në datën 31 dhe të sjellë në datën 1 në PS të imponoheshe ose ti kërkonte asaj një gjë krejtësisht të pamundur dhe së dyti ajo që është shumë e rëndësishme, kodi nuk ngarkon partitë politike, subjektet zgjedhore me përgjegjësi të kësaj natyre.”

Ndërsa në lidhje me pretendimin e dytë të KQZ -së për mosrespektimin e kuotës prej 30 % të anëtareve femra e sanksionuar kjo në kodin e ri elektoral Xhafa shpjegoi.

Fatmir Xhafa: “Ka disa KZAZ nga të cilat nuk është respektuar dhe ne në momentin që kemi vënë ne dijeni të këtij fakti kemi ndërhyrë dhe unë mendoj që sot dhe nesër duhet të jenë të plotësuara.”

Deklaratat e socialistëve vijnë pas qëndrimit më të fundit të numrit një te KQZ-së, i cili tha në mbledhjen e së mërkurës së forcat politike po pengojnë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, si pasojë e moskonstituimit të KZAZ-ve./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro