Lajme Arkiva 2003

Në mesnatën e djeshme persona ende të paidentifikuar kanë vrarë qytetarin D.S. Sipas burimeve policore ai është qëlluar me 5 plumba dhe ka vdekur në vend.

Vrasja ka ndodhur në lagjen numër 1 të Durrësit, shumë afër pallatit ku D.S. banonte. Mësohet se D.S. 28 vjeç ka qenë në një bar-kafe të lagjes së tij dhe pasi është larguar që andej ka hyrë në autoveturën e tij për të shkuar në shtëpi.

Në atë kohë edhe vrasësi ka hyrë në autoveturë dhe e ka qëlluar. D.S. ka mbetur i vdekur dhe krimi është konstatuar vetëm nga disa kalimtar. Uniformat blu kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes por autorët ende nuk janë kapur.

Ndonëse zyrtarisht ende nuk  është publikuar shkaku i vrasjes e kaluara e D.S.mund të përbëjë një arsye të fortë.

D.S. i dënuar më parë për kanosje ishte kontingjent i policisë së shtetit dhe njihej si trafikant autoveturash./tvklan.al