Ditën e sotme organizohet eventi i përurimit të “Vila 31 x Art Explora” si rezidencë artistike.
I pranishëm në këtë event së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard është edhe drejtor i fondacionit Art Explora, Bruno Julliard.
Julliard gjatë fjalës së tij shprehu entuziazmin e tij lidhur me këtë projekt, ku u shpreh se për realizimin e tij ka pasur një mbështetje shumë të madhe nga qeveria shqiptare.
Bruno Julliard, drejtor i fondacionit “Art Explora”: Është kënaqësi e madhe për ne që jemi këtu. E krijuam këtë fondacion 5 vite më parë për të ndarë artin dhe kulturën me të gjithë dhe po kështu për të mbështetur edhe artistët. Fondacioni ka mbështetur krijimet bashkëkohore që në fillimin e tij. Çdo vit rreth 20 artistë ndërkombëtar mirëpriten në programin tonë dhe sot fondacioni “Art Explora” do ta amplifikojë këtë mision për të mbështetur dhe për të thyer kufinjtë në qarkullimin e artit bashkëkohorë me çeljen e “Vilës 31 Art Explora” dhe me artistët që do të vijnë këtu në Tiranë. Ky program i ri është bëri i mundur nga bashkëpunimi me qeverinë shqiptare dhe për këtë dua të falenderoj për këtë kryeministrin Edi Rama që pati këtë ide të çmendur, për të imagjinuar këtë program të ri të vendosur në ish-shtëpinë e diktatorit që do t’i japë mundësi publikut për të marrë mbrapsht këtë hapësirë historike.
Vila na është dhënë për 10 vitet e ardhshme. Jemi shumë të lumtur që kemi një simbol kaq të fuqishëm të vilës që do të emancipohet nga dizenjo të reja në një vend që mishëron lirinë që mishëron të ardhmen dhe transformon të shkuarën dhe po kështu është një vend që nxit të menduarit së brendshmi, por edhe krijimtarinë.
Ky projekt arkitekturor i zgjedhur për të rinovuar këtë linjë priret të ruajë ekuilibrin midis detyrës së ruajtjes së kësaj hapësire dhe historisë së vet problematike, por po kështu edhe nevojës për të futur hapësira asnjëanëse.
Një vit e gjysmë më pas e keni transformuar “Vilën 31” në një qendër për kërkim dhe eksperimentim artistik. Më kujtohet zoti Edi Rama kur u takuam dhe na thatë ishim paksa jo të stepur, por nuk e dinim reagimin tuaj dhe Edi Rama mbeti pak në heshtje dhe tha është projekt i mirë sepse është një jo projekt. U çuditëm pak me këtë lloj qëndrimi dhe rezultoi një gjë e mirë sepse projekti ishte mjaft delikat duke qenë se qëlloi shumë i mirë për këtë Vilë.
/tvklan.al