Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është përuruar sot nga bashkia e Durrësit një nga rrugët e rikonstruktuara në lagjen 4, Shkozet. Fondi i lëvruar për sistemin e plotë të kësaj rruge kap shifrën e 14 milion lekëve. Rruga e rikonstruktuar ka një gjatësi prej 575 metrash dhe gjerësi 67 metra. Në ceremoni merrte pjesë edhe kryetari i bashkisë së Durrësit Lefter Koka.

Jemi të angazhuar, tha kryetari i bashkisë së Durrësit Lefter Koka, se dimri nuk do ta gjejë më Durrësin me baltë dhe shi.

Rruga e rikonstruktuar ka qenë një nga rrugët më problematike për Durrësin, vetëm vitin e kaluar në këtë lagje u përmbytën shumë rrugë. Po sot kanë nisur punimet në rrugën “Aziz Shkupi”, po në të njëjtën zonë. 20 milion lekë është fondi i lëvruar nga bashkia e Durrësit për rikonstruksionin e kësaj rruge./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani