Joao Felix u afrua me bujë në merkaton e dimrit nga Milani. Sulmuesi portugez, shihej si një nga goditjen e bujshme, por entuziazmi është shuar shpejt.

25-vjeçari e nisi shumë mirë aventurën, me një gol në debutimin e tij në Kupën e Italisë ndaj Romës. Megjithatë, pas asaj ndeshje paraqitjet e Felix kanë qenë zhgënjyese dhe nga shumë tifozë është nga më të kritikuarit për krizën e ekipit.

Këto paraqitje kanë bërë që te Milani të reflektojnë për të ardhmen e sulmuesit. Lojtari është në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit.

Te klubi italian janë në dyshim nëse duhet ta blejnë kartonin në verë apo jo. Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. /tvklan.al