Një 45-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”.

Sipas policisë, 45-vjeçari ishte në timon kur dyshohet se pësoi arrest kardiak e për pasojë humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me dy makina të tjera që ishin të parkuara aty pranë. Ai gjeti vdekjen në spital.

“Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi  A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara. Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al