Përdorimi i barnave jo gjithnjë është në të mirë të pacientëve.

Efektet negative që ilaçet shkaktojnë te i sëmuri do të vëzhgohen për herë të parë nga mjekët, prodhuesit, farmacistët, por edhe përdoruesit e tyre.

Petrit Vasili: “Farmakovigjilenca që starton sot e që e cila do të pasohet në ditët që vijnë me ndryshimet legjislative tashmë të përgatitura nga grupi i punës. Ai do të ketë institucionin e saj kombëtar të ndjekjes, do të ketë mundësi që nëpërmjet tij të mobilizohet një sistem i tërë profesionistësh, qytetarësh, profesionistëve të gjitha llojeve dhe niveleve. Përfundimisht çdo profesionist në fushën e shëndetësisë do të ketë, përveç shumë detyrave të tija në trajtimin e sëmurit, në një detyrë thelbësore për të parë sjelljet e barnave në raport me patologjitë”.

Ky problem u vu në dukje gjatë konferencës së parë të Farmakovigjilencës në Shqipëri, ku ishin të pranishëm përfaqësues të autoriteteve shëndetësore dhe të dërguar të ambasadës italiane në Tiranë.

Përdorimi sa më i saktë i barnave është guri i themelit për një shërbim shëndetësor sa më cilësor.

Farmakovigjilenca ka sjellë rezultatet e duhura, gjatë viteve të fundit, në sistemin shëndetësor të vendeve të zhvilluara./tvklan.al