Petrit Vasili: “Masat konkrete duhet të drejtohen drejt përgjegjësve që kanë dhe duhet të ushtrojnë përgjegjësitë konkrete në këtë proces e ku me ligj është qeveria shqiptare. Për këtë proces LSI propozon një plan, i cili ka momentet e mëposhtme. Qeveria duhet të miratojë në mënyrë të menjëhershme një plan të detajuar emergjent shpërndarjeje në mënyrë që infrastruktura dhe burimet njerëzore përgjegjëse për pajisjen me karta të funksionojnë 24 orë në 24. Po ripërsërisim me forcë edhe një herë dhe kërkojmë këtu reflektimin e shpejtë të menjëhershëm dhe jo të pjesshëm si deri më tani të qeverisë për pajisjen gratis të shtresave përkatëse me karta identiteti. Pensionistët në fshatin qytet, studentët dhe nxënësit, personat që marrin pagesë papunësie, të papunët, personat, anëtarë të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, persona me pagë minimale në sektorin publik dhe privat. Së treti, të trajtohen me emergjencë pajisja e emigrantëve me karta për të mos penguar ata dhe për të mos rrezikuar vendet e tyre të punës.”/tvklan.al