Lajme Arkiva 2003

Të sëmurët me mushkëri nuk duhet të lëvizin në vendet e prekura me virusin akut respirator ky është rekomandimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas pezullimit të udhëtimeve jo urgjente në këto vende.

Shqipëria mbetet ende larg kësaj sëmundje që në botë shënon rreth 7300 raste të prekurish. Masat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila zbaton me përpikëri vendimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, janë marrë për çdo të papritur.

Nuk përmendet në duhet patur ende frikë, por më tepër vigjilencë. Porsa i përket pezullimit të udhëtimeve për të sëmurët me mushkri arsyeja është:

Mjeku: Për të mosmbivendosur një diagnozë tjetër, ose për të mos dhënë diagnozë fallco nga një sëmundje mushkërie të thjeshtë apo ndryshe nga sindromi akut respirator.

Gazetarja:  A arrihet të kapet një pasagjer në atë moment në aeroport me aq kontroll sa bëhet në është i prekur nga ky virus apo jo?

Mjeku: Nuk mjafton të kesh vetëm shfaqjen e sëmundjes , por në pyetjet që i bën personeli shëndetësor i aeroportit dhe i vendeve të tjera që përmende pak më para është rrugët nga ai ka ecur, pra vendet ku ka udhëtuar dhe nëse ka pasur apo jo kontakt me të sëmurë me Sars gjë që e bën këtë individë, këtë udhëtar të jetë rast i dyshimtë. Nëse një udhëtar, qoftë ky kinez apo i vendeve të tjera që ka udhëtuar nga vatra lokale me SARS, në normativ, si rregull ata duhet të izolohen.

Të dhënat më të fundit flasin se ka rreth 130 raste të reja. Mbi 530 kanë vdekur dhe një pjesë e vogël e tyre njeh shërim nga ky virus./tvklan.al