Fil Foden është zgjedhur “Futbollisti i Vitit” nga shoqata e gazetarëve në Angli. Mesfushori sulmues i City-t kryesoi me shumicë dërrmuese sondazhin prestigjoz të më shumë se 800 anëtarëve të shoqatës.

Ai mori më shumë se 42 për qind të të gjitha votave, duke e fituar renditur përpara shokut të ekipit Rodrigo dhe lojtarit të Arsenalit, Declan Rice. Foden ndjek gjurmët e shokut tjetër të ekipit, sulmuesit Erling Haaland që e mori çmimin prestigjioz sezonin e shkuar.

Në vitin 2021, ishte Ruben Diaz që u vlerësua si futbollisti i Vitit nga shoqata e gazetarëve.

23-vjeçari Foden ka qenë në qendër të performances së shkëlqyer të City-t gjatë gjithë sezonit me skuadrën e Pep Guardiolës ende në garë për të ngritur Premier League dhe FA Cup.

Çmimi e ka lumturuar mesfushorin me tipare sulmuese.

“Të marr këtë çmim është një nder i madh për mua! Jam shumë, shumë i lumtur që e marr këtë çmim, por nuk do ta kisha bërë këtë pa ndihmën e shokëve. Kemi lojtarë specialë këtu te Siti, e jam i privilegjuar që jam pjesë e këtij ekipi.”

Foden është rritur si lojtar në akademinë e Sitit. Ai debutoi me ekipin e parë në 2017, ndërsa karriera e tij ka pasur ulje-ngritje. Por ky sezon ka qenë fantastik për të. Deri më tani, ka realizuar 24 gola në të gjitha kompetiiconet, ndërsa 16 prej tyre janë realizuar në Premier Ligë.

Klan News