Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shteti ka vendosur të frenoj kontrabandësn dhe lëvizjen e pakontrolluar të njerëzve, armëve dhe drogës nëpërmjet pikave kufitare doganore. Mbrëm trupat komando të Ministrisë së Mbrojtjes kanë marrë nën kontroll doganën e Morinit. Vendosja e trupave komando në Morinë vjen edhe pas sekuestrimit të një kamioni me një sasi kondicionerësh që synontë të kalonte tranzit në Kosovë. Pas kësaj ministr i Financave Angjeli ka pezulluar 6 punonjës të doganës së Morinës të cilët janë denoncuar në prokurori.
Trupat Komando të ministrisë së Mbrojtjes kanë zëvendësuar në doganën e Morinës trupat policore të komisariatit të rrethit të Kukësit. Kjo pikë kufitare është e vetmja pikë e kalimit në kufirin Shqipëri – Kosovë, ku lejohet kalimi i lirë i njerëzve dhe mallrave./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame