Fermerët: E dimë, por s’kemi çfarë të bëjmë
Përgjatë autostradës Lushnje-Fier dhe Lushnje-Rrogozhinë janë të shumtë fermerët që dalin t’i shesin në rrugë prodhimet e tyre.
“Rrethrrotullimi i Kolonjës është një njollë e zezë për shkak të aksidenteve që ndodhin në të dhe të tregtosh fruta perime në këtë pikë është po aq e rrezikshme. Njerëzit që kryejnë këtë lloj tregtie e kanë të sigurt shitjen e produkteve se çmimet e tregjeve brenda qytetit”.
Prodhuesit thonë se në autostradë mund t’i shesin produktet me çmim më të mirë, ndonëse janë të vetëdijshëm që rrezikojnë edhe jetën.
“Tregtari vjen ta merr me një çmim shumë të lirë edhe nuk ka leverdi prodhuesi që t’ja japi tregtarit 100 lekë më poshtë apo 200 lek. Eksporti nuk ka vlerë fare. Është pak rrezik po ça të bëjmë”.
“Të rrezikuar. Të kap makina të merr para të vret…”
“Shesim ndonjë kokërr shalqi se ca të bëjmë, do ushqehemi. S’ka treg…”
Të rrezikuar janë edhe qytetarët të cilët për të blerë këto produkte ndalojnë në autostradë, në shkelje të Kodit Rrugor.
Janë rreth 30 pika tregtimi që nuk paguajnë taksa e janë të pa licensuar përgjatë autostradës që lidh jugun e Shqipërisë me qytetet e tjera të vendit. Në sezonin veror këto pika shtohen për shkak të rritjes së prodhimit vendas.
Tv Klan