Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka festuar këtë të premte 64-vjetorin e lindjes. Ai që solli në vëmendje këtë fakt për doktorin e njohur ishte politologu Arjan Çuri gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.
Pasi u mor vesh ky lajm, në sfond u vendos kënga e ditëlindjes, ndërsa për ta kënduar menduan drejtuesi i emisionit, Arian Çani dhe i ftuari i përhershëm në studio Arjan Çuri.
Arian Çani: Pas të 60-ave, maksimumi 65-ave fillon e mërzitet njeriu, nuk është se do zbulojë ndonjë gjë më shumë se kaq.
Pëllumb Pipero: Dale Çani se kam hyrë edhe unë për 65.
Arjan Çuri: Meqë ra llafi pyete njëherë doktorin si e festoi ditëlindjen soot.
Arian Çani: Ka ditëlindjen sot?
Arjan Çuri: Po po!
Arian Çani: Po ti ku ia di këto qoka mor burrë. Ke ditëlindjen Pipero sot?
Pëllumb Pipero: Ai po të mos ishte aq i zgjuar nuk do të ishte më kot snajperi i emisionit tënd dhe jo të gjithë e fitojnë atë status./tvklan.al