Pas ristrukturimit nga Bashkia Tiranë, Piramida ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore.
Për këtë vlerësim ka reaguar në rrjetet sociale kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shkruan se Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin. Pas dy vitesh punime, Piramida është hapur si qendra më e madhe rajonale në vend për inovacionin.
“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, shprehet Erion Veliaj.
Klan News