Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Megjithëse pa det Tirana arriti të krijojë një mundësi pushimi dhe rrezatimi për një pjesë të qytetarëve të saj. Kompleksi i pishinave të boshuara muajt e parë të verës nga ajo që i bënë ato funksionale, tashmë arrinë të plotësoj me një pishinë të vetme, vetëm kërkesat e fëmijëve. Të pakët janë familjarët që pushojnë këtu pasi dhe kushtet nuk janë favorizuese.
Por edhe parku i liqenit që të ofron më shumë hije shlodhëse është i frekuentuar, por nga më të rriturit që drekojnë rrëzë pemëve. Shpenzimet e hyrjes në pishhinë i kanë mbledhur një tjetër ambjent edhe më familjarë. Ndërsa liqeni i dikurshëm vazhdon të jetë pa shumë ujë këtë verë. Dhënia e mundësisë së larjes në një pishinë të vetme ka boshatisur dhe shatrivanët e kryeqytetit të mbushura ditë më parë me fëmijë të cilët tashmë i janë drejtuar pishinës./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti