Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Napoli. Disa hajdutë kanë kërcënuar me armë në kokë një turist zvicerian, por çudia vjen më pas… Pasi e grabitën, ata kuptuan se ora nuk kishte një vlerë të madhe dhe kështu ia kthyen atij përsëri. Në videon e regjistuar nga kamerat e sigurisë të lokalit, sipas NapoliToday, mund të shihet lehtësisht e gjithë ngjarja.

“Hajdutët menduan se ora ishte e Richard Mille. Zona në të cilën ndodhi është mjaft e populluar eshtë qendra e qytetit, ne jemi pak metra larg Prefekturës dhe policia duhet të jetë 24 orë në gatishmëri. Ata e kthyen vetëm se nuk donin të akuzoheshin për vjedhjen e një sendi me kap pak vlerë”, tregoi Francesco Emilio Borrelli, këshilltar i rajonit./tvklan.al