Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës.
Policia e qytetit në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 18.
“Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi”, sqaron Policia.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al