2 persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për plagosjen e 42-vjeçarit me iniciale G.S. ditën e sotme në Tiranë. Konkretisht është arrestuar 30-vjeçari me iniciale V.M. dhe 33-vjeçari me iniciale G.G.
“Ditën e sotme, këto dy persona për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al