Lajme Arkiva 2003

Një person ka mbetur i plagosur sot në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 në afërsi të stacionit të qytetit ku u plagos rëndë 34-vjeçari A.Dh. Atentatori që ndodhej në një makinë tip golf me targat e Tiranës ka goditur tre herë me pistoletë në drejtim të mjetit ku ndodhej A.Dh., por vetëm një plumb e ka marrë atë në kraharor, më pas atentatori është larguar me shpejtësi por pas disa orësh policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. I dyshuari si autor i plagosjes është 31-vjeçari A.Th.

E.B. 43-vjeç autori i masakrës në fshatin dorëz të Tepelenës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e tij në fshatin Zhabokik po të Tepelenës. E.B. është autori i vrasjes së vjehrrës së tij Refije Hasa dhe kunatës në 4 shtator pas divorcit që ka bërë me gruan.

Policia e Vlorës ka arrestuar njeriun me më shumë vula false në të gjithë Shqipërinë, plot 321 vula të institucioneve më të rëndësishme shqiptare janë gjetur në shtëpinë e K.B. 43 vjeç. Është gjetur edhe vula e ish komitetit qendror të Partisë së Punës si edhe vulat e bankave të vendosura në Vlorë, pa llogaritur vulat e policisë, ambasadave apo shkollave.

Zbulohet baza ku F.A. , pronar i disko Meteor i arrestuar para dy muajsh zhvillonte aktivitetin e tij të falsifikimeve. Sipas policisë në banesën e zbuluar janë gjetur 30 pasaporta të falsifikuara, 3 pasaporta italiane, 1 greke, 10 leje qëndrimi italiane 25 certifikata personale, 150 fotografi personash dhe 2 bileta avioni të paplotësuara. Sipas policisë F.A. merrej me falsifikimin e vizave amerikane dhe kanadeze./tvklan.al