Lajme Arkiva 2003

Abdyl Jakupi njëri nga udhëheqësit e Armatës Kombëtare Shqiptare i njohur ndryshe si komandat Çakalla është plagosur në një shkëmbim zjarri me forcat maqedonase të sigurisë dhe është dërguar për kurim jashtë vendit.

Ky njoftim është bërë nga Qendra për Informimin e Kosovës dhe Radio Televizioni i Kosovës të cilat i referohen zëdhënësit të Çakallës komandat Tanushës.

Sipas tyre Tanusha njoftoi se komandat Çakalla është plagosur me 3 plumba nga forcat maqedonase të sigurisë, pas plagosjes ai është dërguar për kurim jashtë vendit në diasporë, ka thënë komandat Tanusha pa dhënë detaje të tjera.

Më pas ai ka bërë të ditur se deri në shërim të plotë të Çakallës Komanda e Njësisë Speciale “Shqiponjat” do të drejtohet prej tij. Disa ditë më parë në Ministrinë e Brendshme Maqedonase u arrit një marrëveshje për arrestimin e udhëheqësve të grupeve të armatosura shqiptare.

Marrëveshja parashikonte që tre funksionarë shqiptarë së bashku me tre kolegë të tyre maqedonas të kësaj ministrie të përgatisnin planin që brenda një muaji të arrestohen udhëheqësit e grupeve të armatosura shqiptare si komandat Çakalla dhe komandat Berza, të cilët thuhet se veprojnë në veri të Maqedonisë.

Zyrtarë shqiptarë të BDI-së në këtë ministri nuk kanë pranuar ta hartojnë planin me pretendimin se afati kohor është tepër i shkurtër./tvklan.al