Një 24-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës. Ngjarja sipas policisë ndodhi në afërsi të shtëpisë së të riut në Shënavlash, në rrethana momentalisht të paqarta. 24-vjeçari shkoi vetë në spital dhe mësohet se ka marrë një plagë në këmbë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila thotë se ka nisur punën për të identifikuar autorin e kësaj plagosjeje, si dhe zbardhjen e rrethanave të plota të saj.
“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat./tvklan.al