Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Klered Bozhanajn dhe dërgoi dosjen në gjykatë duke ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes së punonjësve të Policisë, mbetur në tentativë.
Ai qëlloi me armë zjarri gjatë një operacioni Edlir Alleshin, punonjësin e “Shqiponjave”, i cili bashkë me kolegët e tij po kryenin kontrolle në zonën ku ndodhi ngjarja.
Pasi i bën thirrje atij të ndalonte, Bozhanaj vrapoi për t’u futur në ambientet e një pallati dhe nga aty qëlloi me armë ndaj efektivëve duke plagosur njërin prej tyre.
Tv Klan