Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të martë pamje nga rrethrrotullimi i “Shqiponjës” aty ku prej disa javësh po punohet si pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Rama thotë se aty po punohet intensivisht 24 orë çdo ditë, ndërsa punimet deri në këto momente janë realizuar në 42% të tyre.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga zemra e “Shqiponjës”, ku po hapen ditë-natë arteriet që do lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës, si edhe do t’i japin një pamje spektakolare portës hyrëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al