Plagosje në qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të Marte. Sipas policisë, një 50 vjeçar ka sulmuar me thikë 30 vjeçarin Ademir Fresku (këngëtar), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Policia.



Ende nuk dihet më shumë mbi shkaqet e ngjarjes, ndërsa gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se autori është vënë në pranga dhe po jep shpjegime në komisariat. Mësohet se ky i fundit pas debatit me të riun, e ndjekur atë nga pas duke e goditur me thikë në shpinë.
/tvklan.al