Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti” ka rënë në pranga 22-vjeçari me iniciale E.Sh. I riu lëvizte i armatosur me pistoletë me municion nëpër Shkodër.
Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se 22-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në burg” pasi akuzohet se më datë 23 Dhjetor 2024, gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës ka plagosur me armë zjarri qytetarin me iniciale A. B.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al