Kjo lëvizje vjen pas stërvitjeve ushtarake të Koresë së Jugut me SHBA-në
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ndjekur nga afër stërvitjen ajrore dhe ka kërkuar përgatitje urgjente reale për të luftuar. Në fotografitë e publikuara nga televizioni shtetëror, vetë Kim Jong Un ndjek me interes stërvitjen, shoqëruar edhe nga vajza e tij. Ai u shpreh i kënaqur me përgatitjen ushtarake të ushtrisë së tij dhe urdhëroi që stërvitja të vijojë pavarësisht kushteve atmosferike, përfshirë ato ekstreme, për të parë sesa të përgatitur janë për çdo rast.
Stërvitjet ushtarake të Koresë së Veriut vijnë pas stërvitjeve të përbashkëta vjetore mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto stërvitje mes dy shteteve ishin të parat që kur Pheniani në nëntor anuloi një pakt ushtarak të vitit 2018 që synonte uljen e tensioneve.
Klan News