Disa denoncime kanë ardhur në drejtim të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimesh Rrogozhinë, Skënder Dedej, ku pretendohet se ai u bën presion punonjësve për vota. PËrveç kësa, Dedej është punësuar si drejtor pa konkurs.
Gazetari i “Stop” i kërkoi drejtorit Skënder Dedej dosjen e tij, për të parë shkollën e lartë dhe dosjen drejtori nuk e kishte në institucion, por në shtëpi.
Gazetari: Kemi një denoncim, që ju jeni pa arsimin e lartë, pa arsimin përkatës si drejtor, pa shkollën e lartë ,thjesht ta shofim që…
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Po mirë, ta përgatis edhe…
Gazetari: Ja e ke këtu në dosje. Këtu duhet ta kesh!
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Nuk e kam këtu. Po ashtu të shkoj t’jau bi pa problem fare, ose mund të vini edhe me mua në qëndër.
Gazetari: Po s’i ke këtu? Dosjet i ke diku në një zyrë tjetër? Po mirë hajde, po vijmë…të vijmë me makinën tënde?
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Po hajde me makinën time!
Gabimisht Dedej solli diplomën e falsifikuar të fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe jo atë të Ekonomikut.
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Kjo diploma është e njësuar me Ekonomik Organizimin…
Gazetari: Mekanike?! … Universiteti Politeknik në 1996.
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Kjo është.., një minutë, për ekonomikun.., ja erdha dy minuta…!
Gazetari: Ja, ajo është, ajo …ajo është.
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Jo, jo shok! Prit, se erdha…!
Gazetari: Po na i trego një çikë atë të lutem! Është e inxhinierisë mekanike. Ke mbaruar inxhinierinë mekanike, apo jo? Këtë më thuaj!
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Po, po! Kam mbaruar, por jo këtë vit.
Gazetari: Po kur e keni mbaruar? Në 1996-ën?
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Po 1992-1996.
Gazetari: Sa vjeç ke qenë në 1996? 36 vjeç?
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: 36 vjeç!
Gazetari: Po pse nuk na i tregon atë?
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Ke arsim të lartë, a deshe arsimin e lartë?
Gazetari: Pse nuk na i tregon atë? E more, e hoqe.
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Ke tjetër gjë?
Gazetari: Se këto i tregon, që i ke në rregull. Atë, që s’e ke, s’e tregon…
Për të shmangur këtë gafë, drejtori e merr dhe e fsheh diplomën e tij në sy të gazetarit. Gjatë debatit me gazetarin, drejtori Skënder Dedej pranon, se e ka bërë fakultetin e inxhinierisë në vitet 1992-1996, kur ka qenë 36 vjeç.
Ai pranon edhe faktin, se diploma është false, por nuk ka një përgjigje për këtë vepër penale.
Drejtori UKRr, Skënder Dedej: Të tregoj dhe një gjë tjetër, unë jam dhe elektromopist, e kam të regjistruar.
Gazetari: Po s’më duhet ajo, thjesht e kupton, po ideja është për rolin e drejtorit, duhet të kesh shkollën e lartë.
Skënder Dedej: Unë jam dakord!
Gazetari: Je emëruar me atë, tëëë… inxhinierisë…
Skënder Dedej: Po mirë më, dakord, i kam thënë, kur të duash..
Gazetari: Se të pyetëm na the ekonomik. Më kupton?
Skënder Dedej: Po ja pra, ta thashë.
Gazetari: Po ti je emëruar me këtë, ja ku e ke vendimin me numër, të flasim me fakte, ja ku e ke…Më fal ëëë.., ja vendimi numër 58, datë 5.11.2019, thotë gjithë procedurat këtu, kanë zëvendësuar drejtorin për mosperformancë.
Skënder Dedej: Ka problem ndonjë gjë tjetër?
Gazetari: Po ja pra, kjo është.
Skënder Dedej: Ka problem ndonjë gjë tjetër? Unë jam me arsim të lartë, nesër po të duan, të vijnë t’më heqin, kur të duan, këtë e kam thënë me kohë..
Gazetari: S’është për kohë zotëri, se këtu ja për shembull, ju e keni përdorur, thotë inxhinieri mekanike, e ka mbaruar në ’96-ën, ti more e fshehe atë, unë e kisha në dorë, e kemi të filmuar tani, ti del keq..
Skënder Dedej: Mirë, dakord, s’e kam problem fare…
Gazetari: S’e ke?
Skënder Dedej: Ça të them unë ty, o shok..?!
Gazetari: I ke të falsifikuara.
Skënder Dedej: O, jam 62-vjeç, o shok…
Gazetari: Po le të jesh, s’ka rëndësi mosha.
Skënder Dedej: Unë pres…
Gazetari: S’ka rëndësi mosha, është falsifikimi i shkollës së lartë, është vepër penale.
Skënder Dedej: Po jo, o shok, jo.
Gazetari: Po pse e fsheh?
Skënder Dedej: Mirë pra..
Gazetari: Unë të pyeta, kur isha në zyrë, çfarë ke mbaruar? Më the ekonomik…
Skënder Dedej: Po pra, ça po të them unë?!
Gazetari: Je emëruar me tjetër fakultet!
Skënder Dedej: Po ça po të them unë?!
Gazetari: Ti e more, e fshehe atë, more zotëri!
Skënder Dedej: Janë ca probleme, që a deshe këtë..?
Gazetari: Po çfarë, na i thuaj…!
Skënder Dedej: Për arsimin e lartë…
Gazetari: Po pra, dua këtë të fakultetit!
Skënder Dedej: Ik e merru, merruni me thashetheme…!
Gazetari: Jo, s’merremi fare me thashetheme ne.
Skënder Dedej: Bëni kështu me televizion …Po ik, o ti, ik!
Gazetari: Po ti e more, e fshehe atë. Po gënjen, pse e fsheh? Nxirre, sille hë, kur je kaq i pastër!
Skënder Dedej: Të lutem, a ka mundësi, deri tashti unë….
Gazetari: Po, faleminderit, unë kaq, e mbarova punën, ti dole keq.
Skënder Dedej: Po le të dal, si të dem unë, ku do më çoni ju?
Gazetari: Ku do të çojmë, asgjëkund. Ideja është, që ke përdorur një dokument të falsifikuar.
Skënder Dedej: Shumë dakord!/tvklan.al