Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Qenushi i bardhë dhe farat: Video virale që nuk duhet humbur!
Në pjesën e parë të emisionit “Stop”, tregojme nje video ku një qenush i bardhë është duke ngrënë fara në shoqërinë e të zotit të tij. Nuk është vetëm një video që tregon dashurinë mes qenushit dhe zotit, por edhe sa të çuditshëm dhe të këndshëm mund të jenë qentë kur bëjnë gjërat që duan!
“Unë po e pi, ai do e lyeje”, shëron kancerin me vajra 400 mijë Lekë dita
Një qytetar është drejtuar në redaksinë tonë, për të bërë një denoncim për një mjek popullor në Libofshë të Fierit, tek i cili ka blerë 300 mijë lekë kremra, qënuk i kanë bërë asnjë efekt. Eqerem Duleviç pretendon, se pasi mjeksia ka hequr dorë, ai mund të shërojë kancerin.Qytetari i drejtohet të ashtuquajturit mjek, duke i thënë, se i afërmi i tij, ka kancer në lëkurë.Dulevic i sugjeron kremra dhe ilace, me përbërje bimore, sipas tij.Mjeku i thotë, që pacienti duhet të lahet me ujë fiziologjik e më pas të lyhet me vajra e të fashohet.Ky lloj mjekimi kushton 300 mijë lekë të vjetra. Por nëse do të trajtohet i gjithë trupi, kostoja është 400 mijë lekë të vjetra në ditë.Ne pyetëm, nëse Eqerem Dulevic është mjek, apo farmacist i regjistruar pranë Urdhrit të mjekëve apo farmacistëve, por nuk rezulton askund.Po kështu barnat, që ai jep nuk janë të certifikuara as nga AKU dhe as nga Agjencia Kombtare e Barnave.Në përballje me vetë “mjekun”, ky i fundit nuk pranon, që punon pa një licensë dhe nuk tregon as përbërësit, që e produkteve, që shet.
Aheng në shkollë, drejtoresha mbante peng pozicionin, hapet konkursi
Në 25 dhjetor 2024 transmetuam probelmatikën në shkollën 9 vjecare “Kongresi i Lushnjes”, drejtoresha e së cilës, Aida Zekja, në shkurt 2024 u bë virale në rrjetet sociale, duke e kthyer shkollën në vend ahengu.Por jo vetëm kaq! Zonja Zekja e kishte kthyer institucionin si pronën e vet, sepse prej 4 vjetësh, rri në detyrë si e komanduar pa certifikatë drejtori. Në qershor 2024, Drap Durrës kërkoi, që të bëhej konkurs në dy shkolla për pozicionin e drejtorit. Por kjo nuk ndodhi, pasi Aida Zekja u justifikua me raporte shëndetsore.Pas transmetimit tonë, ZVA Tiranë na konfirmon, se në 28 janar 2025 u hap konkursi për pozicionin e drejtorit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”.
/tvklan.al