Një 13-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Drin. Sipas informacioneve paraprake nga policia, i mituri me iniciale D.P., banor në fshatin Mjedë, ka qenë duke u larë në ujërat e Drinit kur ka ndodhur ngjarja. Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti./tvklan.al