Policia po zhvillon një aksion në hyrje të qytetit të Shkodrës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Forca të shumta kanë bllokuar zonën, ndërsa ka nisur prishja e objekteve që janë ngritur pa leje.

Aksioni po zhvillohet pranë urës së Bahçallëkut, ndërsa objektet që do të prishen janë përgjatë brigjeve të lumit Drin.

Banorët dhe bizneset janë në pritje të deklaratës zyrtare nga autoritetet.

Klan News