Lajme Arkiva 2003

Një grua dhe vajza e saj janë plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes ngjarja ndodhi në afërsi të superstradës Fushë Krujë –Milot. Fatime dhe Lindita Murati përkatësisht 43 dhe 20 vjeçe po prisnin buzë rrugës kur një person ka shtënë me armë gjahu 5 herë ndaj tyre. Dëshmitarët e ngjarjes thanë se gratë u shtrinë të përgjakura në mes të rrugës, por asnjë makinë nuk ka ndaluar ti ndihmojë.

Të plagosurat u transportuan në spital me një makinë policie, ekspertët hetimor ende nuk kanë dhënë përfundime për këtë ngjarje, as punonjësit e policisë së Kurbinit nuk kanë bërë të njohur nëse ka ndonjë autor të dyshuar si autor i plagosjes së dy grave./tvklan.al