Një nga bebushet më të famshme dhe më “cute” të Instagram-it është padyshim Poem Vula. Bukuroshja e vogël mbush sot 1 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes së saj, mami Sara dhe babi Ledri kanë organizuar një super festë. Reperi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një video shkëputur nga momenti i fryrjes së qirinjve ku ka shkruar:
“Edhe 100 drita babit” shoqëruar me një zemër.
Po ashtu nuk kishte si të mungonte një urim mjaft i ëmbël nga mami Sara, e cila i ka dedikuar disa fjalë mjaft emocionuese të voglës së saj.
“Ditëlindja më e lumtur vajza ime! Ky vit që lamë pas ka qenë plot ulje dhe ngritje. Unë u rrita ndërsa ti rriteshe, mësova ashtu siç mësove ti, por çdo ditë më sillte më shumë lumturi në jetën time dhe unë do ta ruaj atë në zemrën time përgjithmonë! Jam shumë e emocionuar të shoh se çfarë do të bëhesh dhe shpresoj që ta dish sa e zgjuar, funny dhe e sjellshme je“, shkruan ajo./tvklan.al