Jordani i vogël ka një shpjegim të hollësishëm për “mënyrën si krijohen bebet”. Sonte në puntatën e parë të “Në Kurthin e Piter Pan 7” në Tv Klan, ai rrëfeu se mezi po pret të vijë në jetë motra e tij e cila siç thotë ai “është akoma në barkun e mamit”.
Alketa Vejsiu: Si krijohen bebet?
Jordan: E di ato, si janë kështu si krimba të vegjël. Aty ka femër ose djalë, mami im ka marrë një femër dhe i ka erdhur një ashtu si krimb…I ka erdhur…
(Shpërthejnë të qeshurat)
Jordan: Ndaloni! I ka erdhur gocë. Edhe aty ajo ishte sa një bizele e tani avash avash u rrit. Tani shkon te ekoja, te ekoja shikon bebin, pastaj të bëhet barku i madh dhe shkon te doktori. E pren barkun dhe aty nxirret bebi. Kaq, kaq! Kështu krijohen bebat, ça kujtove ti?!/tvklan.al