Pjesëmarrja e një boksiere trangjinore në lojërat olimpike të Parisit është shoqëruar me polemika.
Algjeriania Imane Khelif u përball me italianen Angela Carini, e cila la duelin pas 46 sekondash duke thënë se nuk kishte marrë kurrë grushte kaq të fortë në karrierën e saj.
Pati nga ata që e cilësuan si të pabarabartë përballjen, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mbështet idenë që gjithçka është sipas rregullave që kanë funksionuar edhe në turnetë kualifikues të olimpiadës. Madje zëdhënësi i CIO-s, Mark Adams tha se gjatë viteve të fundit Khelif është përballur me 3 boksiere italiane.
Angela Carini e cila pati mbështetjen edhe të kryemistres italiane Giorgia Meloni tha se do ta mbyllë me boksin. Algjerania Imane Khelif akuzohet se ka norma të larta testosteroni.
Tv Klan