Angela Carini mes lotësh ka shpjeguar se përse vendosi që të tërhiqej nga ndeshja e boksit në olimpiadë kundër Imane Khelif.
Khelif është një nga dy boksieret e lejuara që të marrin pjesë në Paris 2024, pavarësisht se u ndalua në kampionatin botëror të vitit të shkuar për shkak se u konsiderua ‘biologjikisht mashkull’.
Tani sportistja e polemikave ka arritur suksesin e saj të parë, pas tërheqjes së italianes, në sfidën e boksit që zgjati vetëm 46 sekonda.
“Mora goditje shumë të forta dhe nuk e ndjeva se duhej të vazhdoja”, tha Carini.
Edhe trajneri i saj Emanuele Renzini deklaroi se do të ishte më e lehtë që sportistja italiane mos të paraqitej në ndeshje, pasi prej ditësh e gjithë Italia i kishte kërkuar që të mos luftonte.
Boksierja algjeriane ka marrë mbështetjen e Komiteti Olimpik Algjerian që ka denoncuar sulmet dashakeqe.
Por Khelif nuk është një person transgjinor. Ajo ka lindur femër, por ka prodhim më të lartë të hormonit mashkullor. Nivelet e këtyre hormoneve janë gjykuar nga organizatorët si brenda normave për të marrë pjesë në ndeshjet e boksit për femra.
Klan News