Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Opozita kundërshton marrëveshjen koncesionare të qeverisë shqiptare për aeroportin e Rinasit. Sipas deputetit demokrat Ridvan Bode. Problemi i marrëveshjes qëndron tek marrëdhënia e ekskluzivitetit të aeroportit ndërkombëtar, këtij koncensionari.

Ridvan Bode: “U shprehëm dakord për koncesionin në parim, por mënyra e negocimit të koncesionit besoj që dëmton rëndë interesat e vendit, ne mendojmë që janë disa elementë të tjerë të rëndësishëm, për të negociuar dhe për të diskutuar, siç ka të bëjë de me drejtën që në Shqipëri nuk mund të ngrihen më aeroporte ndërkombëtare, jo se Shqipëria është një vend ku do të ketë shumë aeroporte ndërkombëtare, por ndërkaq kanë filluar disa.”

Drejtoresha e aviacionit civil gjatë diskutimit të marrëveshjes në komisionin parlamentar të ekonomisë, ka deklaruar se koncesioni është e vetmja formë zhvillimi dhe investimi për aeroportin.

“Duke qenë që ky aeroport nuk funksionon si aeroport transit është tepër i limituar në burimin e të ardhurave dhe në numrin e pasagjerëve dhe ne duhet t’i marrim këto risqe në konsideratë. Në çdo fjalë të kësaj marrëveshje ka oponencë, oponenca financiare është Deloid & Tush, juridikja është austriake, teknikja është kompania Halcrow. Janë tre kompani me reputacion.”

Tenderi i hapur ndërkombëtar përzgjodhi grupin e Airport Partners, si fitues të koncesionit 20-vjeçar të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Koncensionarët kanë parashikuar në planet e tyre të biznesit të investojnë 82 milion euro në dy faza. Marrëveshja do të vazhdojë të diskutohet në komisione parlamentare deri në shqyrtimin në parlament./tvklan.al