“Të them të drejtën ishin 2 ose 3 ditë stërvitje me ritëm dhe pashë probleme fizike brenda ekipit edhe ky është një fakt për ta parë, për të punuar në vazhdimësi për këtë pjesë”.
Ardian Mema dha këtë deklaratë në konferencën para ndeshjes me Kamzën, një deklaratë që pati reagimin e paradhësit të tij te stoli i bardhebluve Ze Maria. Braziliani e gjykoi si broçkull në shtypin sportiv këtë gjykim të trajnerit aktual të Tiranës. Ardian Mema nuk ka dashur të polemizojë më rreth kësaj çështje.
“I kërkoj ndjesë, nëse e kam thënë. Nuk ka sfidë me Ze Maria apo me dikë tjetër. Atë dhe të gjithë të tjerët që kanë punuar me Tiranën i respketoj. Kjo është sfidë me veten time. Unë e quaj një çështje të mbyllur. Ne fillimisht duhet të stërvisim mendjen pastaj trupin. Nga ana fizike nuk ka qenë keq, pasi e ka shpreh në lojë”.
Gjatë këtyre ditëve një çështje tjetër ishte edhe përjashtimi i Michael Ngoo nga ekipi pas një incidenti gjatë stërvitjes. Trajneri Ardian Mema jep sqarimin e tij rreth kësaj ngjarjeje.
“I thashë dil jashtë se goditi një lojtar me bërryl gjatë stërvitjes, nuk e pezullova. Ai m’u afrua dhe më tha diçka në anglisht që nuk mund ta përmend. Pasi ishte në lojë autoriteti im përpara grupit. Do të bëja të njëjtin veprim po të fyente dikë tjetër”.
Tirana që kërkon pikë për të parë më tej do të këtë një transfertë të vështirë ndaj Teutës të premten. Takimi do të luhet në stadiumin e Shijakut dhe fusha e “Tofik Jasharit” shikohet si problem për Ardian Memën, mëgjithatë e gjykon sit ë vështirë edhe për durrsakët.
Tv Klan