Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Masave të sigurisë pranë ambasadave të akredituara në Tiranë qysh nga dita e djeshme janë shtuar të tjera. Kështu në segmente rrugore të ndodhura në zonën e quajtur Blloku është ndaluar parkimi i automjeteve pranë objekteve të tjera si institucione ndërkombëtare apo dhe institucioneve shtetërore vendase.

Kjo ishte pamja në rrugën “Ismail Qemali”, e cila kalon dhe pranë kryesisë së Kuvendit dhe më tutje në krahun e majtë ndodhen dhe shumë vila qeveritare. Po ashtu edhe pranë institucioneve të tjera europiane të akredituara në Tiranë, nuk lejohet parkimi i asnjë automjeti tjetër.

I njëjti fenomen ka ndodhur dhe pranë institucioneve të tjera. Ndërsa nëpër ambasadat e ndryshme mund të themi, se masat e sigurisë janë dyfishuar, po t’i krahasojmë me ato të dy ditëve më parë. Kështu sot u pa dhe shtimi i forcave të policisë së shtetit, por krahas kësaj ishin dhe efektivë të forcave speciale, të ndërhyrjes së shpejtë./tvklan.al